Në vazhdën e zbulimit të talentëve të ri në futboll, Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ-së

08 dhjetor 2025 | 18:38

Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër bashkë me kryesinë janë duke zhvilluar aktivitet tejet mbështetës dhe produktiv për talentet e ri me të cilët në kampin e stërvitjeve në Zvicër do të afirmohen më shpejtë dhe me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Qëllimi i këtij projekti madhor është për të i mundësuar grupëmoshat e reja në projektet konkrete të cilat zhvillohen përmes UKSHFZ dhe në mbështetje edhe nga FFK dhe Kryetari Agim Ademi.

Miran Ademi është i lindur me 19 Mars të 2007 në Sant-Julien-en-Genovois të Francës në kufirin Zvicër- Francë afër Gjenevës.

Si çdo prind të cilët kemi migruar jemi munduar që fëmijët të i integrojmë që të kenë një ardhmëri më të mirë sidomos në shkollime dhe aktivitete të lira kulturore. Mirani gjithnjë si i vogël e ka dashur futbollin, e ne si prind sipas mundësive jemi angazhuar të qëndrojmë pranë talentit dhe mundësive tona për ti përmbushur dëshirat e tije.

Mirani si tetë vjeçar ka filluar të luaj në klubin US Saint Julien i cili formoi personalitetin dhe ishte i dashur si për Trajnerin dhe bashkëlojtarët e tije sepse ishte në një aspekt më potencial për gola dhe në momentet kur ekipi ishte në vështirësi ai shënonte, raporton Syri.tv

Mirani pasi përfitoi një përvojë dhe siguri në vete, në vitin 2020 kaloi në grupin më të rritur i cili garoi një kohë të gjatë deri në vitin 2025 dhe këtu filloi të pozicionohet edhe aty ku Trajnerët e vlerësonin talentin e tije si lider.

Teknika dhe shpejtësia e tije karakterizonin Miranin sepse sa herë që merrte topin ishte dominues sidomos me këmbën e majtë në sulm edhe pse edhe të djathtën mirë thotë prindi i tije me shumë krenari Gafurri.

Mirani ka një lartësi ideale për një futbollist 1.82 dhe peshon vetëm 70 Kg i cili ka një shpejtësi ekstreme për sulme dhe kundërsulme që çdo kundërshtar pavarësisht moshës e sjell në situata të vështira.

Në vitin 2025 dhe deri më tani Mirani është pjesë e Klubit futbollit FC LANCY dhe sipas Trajnerit thonë se Mirani është shumë i vlerësuar dhe i urtë por në fushë të futbollit me teknikën që ka dhe është shumë  i avancuar në kundërsulme.

Video-Player

Ne urojmë për Miranin të ketë fat dhe një karrierë të plotë sepse ky djalosh ka një karakter tejet të fortë dhe është plot pozitiv dhe i gjithanshëm sa që tek ne luan në pozicionin e majtë por është edhe si qendërsulmues tejet i shkathët.
Linku i shkrimit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e LVV-së, lidhur me qendrat…