Në vëllezërit Haxhia u shkrepën të paktën 60 plumba

28 prill 2020 | 10:44

Vëllezërit Viktor dhe Besimr Haxhia u qëlluan njëkohësisht nga dy persona me të paktën 60 plumba. Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, ishte sot në Shënavlash të Durrësit, aty ku një ditë më parë ndodhi ngjarja e rëndë.

Mësohet se dy vëllezërit janë ndjekur nga një makinë, e cila është kapur nga një kamerë e sigurisë në zonën e tregut. “Nga burimet e policisë ka qenë një makinë ‘Toyota’ gri që është parë afër vendit të ngjarjes dhe dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes”, raporton gazetari nga vendi i ngjarjes.

Në vrasje janë përfshirë 3 persona-Mësohet se autorët kanë qenë dy dhe kanë qëlluar njëkohësisht në drejtim të dy vëllezërve, ndërsa një person i tretë i ka pritur për tu larguar.

Dy vëllezërit janë qëlluar me 60 plumba-Dyshohet se autorët i kanë ngritur pritë dy vëllezërve Haxhia në një rrugicë. Ndërsa grupi hetimor po heton edhe faktin se dy vëllezërit janë ndjekur për rreth 1 kilometër dhe më pas janë qëlluar me të paktën 60 plumba.

40 të shoqëruar-Janë shoqëruar rreth 40 persona të cilët mund të kenë pasur lidhje me ngjarjen. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në…