Në veri të vendit shënohen edhe dy viktima nga koronavirusi

28 prill 2020 | 13:17

Në veri të Kosovës dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa, janë regjistruar edhe dy raste të reja të infeksionit me koronavirus.

Katër persona të tjerë janë shëruar nga ky virus, ka thënë në konferencë për medie epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq, raporton “Kossev”.

“Në repartin e kraharorit torakal të Mitrovicës ndërroi jetë një grua nga Leposaviqi (1948), e prekur nga Covid-19, por vdiq nga pasojat e infarktit të miokardit. Ajo u testua në mbrëmje dhe ishte pozitive për koronavirus”, ka thënë Zlatan Elek nga spitali në veri të Mitrovicës.

Viktima e dytë është një grua tjetër nga Zubin Potoku (1947), e cila ndërroi jetë në Kragujevc dhe që poashtu kishte sëmundje shoqëruese.

Deri më tani, raportohet se gjithsej 8 persona kanë vdekur nga veriu i Kosovës si pasojë e prekjes me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë…