Në vitin 2100, Kosova do të jetë e dyta në Ballkan me popullsinë më të vjetër

06 qershor 2023 | 14:12

Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2100, çdo i katërti banor i planetit do të jetë mbi 65 vjeç.

Sipas parashikimit, popullsia e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë kryesisht më e moshuar dhe në ketë botë do të prijë Shqipëria, ndërsa Kosova në vendin e dytë.

Shqipëria e para me 49.1 për qind, e pastaj Kosova do të radhitet e dyta me 43.7 për qind.

Në vendin e tretë popullsinë më të vjetër do ta ketë Serbia, me 37.5 për qind.

Pastaj, Maqedonia e Veriut me 36.6 për qind, Bosnja e Hercegovina më 36.4 për qind dhe Mali i Zi 34.2 për qind.

Në vitin 2022, Katari ishte vendi me më së pak banorë mbi 65 vjeç. 1.5 për qind.

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2100 pritet të jetë Çadi me 9.6 për qind. /rel

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari Ismail Kadare ka qenë i ftuar i nderit të…