Në Vjenë u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët

30 nëntor 11:48

Me rastin e Festave të Nëntorit, në lokalet e Xhamisë shqiptare në Vjenë, u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

“Me këtë aktivitet kulturor e shkencor, festuam Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem JASHARI! Organizator: ALKIG – BASHKIMI, në krye me z. Vahidin Beluli – Kryetar, Usam Alili -Imam i xhamisë shqiptare në Vjenë dhe z. Sadik Sadiku, Mërgim Ibrahimi e Prof. dr. Besim Abdullai anëtarë të Kryesisë, të cilët i falënderojmë nga zemra për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e mrekullueshëm”, ka shkruar N. Pllana.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka thënë deputetes së…