Në Zvicër e kritikojnë Shaqirin për transferimin në Amerikë

09 shkurt 2022 | 15:29

Një lajm merkatoje qarkullon kohët e fundit se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Lyoni me dëshirën e tij për t’u transferuar në MLS. Intervistë e ashpër në gazetën “Ticino” ku flitet për vazhdimin e karrierës së Xherdan Shaqirit në moshën 30-vjeçare në MLS, te Chicago Fire.

Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe, ka folur për këtë çështje shumë i irrituar.

“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mund të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës. Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare. Ai do të vinte gjithmonë me vonesë nga Amerika për t’u grumbulluar me kombëtaren e tij. Shaqiri gjithmonë ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit. Ai ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Bayern Munchen dhe Liverpool, por kurrë nuk ka pasur merita kur klubet fitonin trofe”, është shprehur i irrituar Rossini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin…