
Nedakoci i jep mbështetje të fuqishme birit të vet, Xhon Gubetinit
Kandidati për Kuvend Komunal të Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhon Gubetini, është pritur me entuziazëm në fshatin e tij të lindjes, Nedakoc, ku mbrëmë u mbajt një takim me banorët në ambientet e shkollës së fshatit.
Ai në listën e PDK-së në Vushtrri mban numrin 28.
Gubetini tha se përjetoi një mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkëvendësit e tij, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe besimin e dhënë.
Ai theksoi se ky takim mori një domethënie të veçantë falë pranisë së kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, i cili me fjalën e tij dha mbështetje të qartë për kandidatin dhe për ekipin e PDK-së.
“Ky besim është forca ime. Së bashku me ju dhe me kryetarin Idrizi, do të ecim drejt fitores,” deklaroi Gubetini, duke e cilësuar këtë përkrahje si nxitje për të vazhduar rrugëtimin politik me vizion të përbashkët për të ardhmen e qytetit.