
Negociata për paqe? “Duhet ta kishin bërë më parë”, Trump: Irani të flasë menjëherë sa nuk është vonë
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Irani do të “dëshironte të fliste” për uljen e tensioneve në konfliktin Izrael-Iran.
Trump, duke folur në margjinat e samitit të G7 në Kanada, e bëri këtë koment në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse ai kishte parë ose dëgjuar “ndonjë sinjal ose mesazh nga ndërmjetës që Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt”.
“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë”, tha Trump. “Por unë do të thoja se Irani nuk po e fiton këtë luftë. Dhe ata duhet të flasin dhe duhet të flasin menjëherë para se të jetë tepër vonë.”
“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Izraelin. E kemi mbështetur fuqishëm për një periudhë të gjatë kohore. Dhe Izraeli po ecën shumë mirë tani”, tha gjithashtu Trump.