Nehat Elshani, 10-shi i PDK-së, për asamblenë komunale në Prizren

11 gusht 2025 | 12:21

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njëherësh ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Elshani, do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit për Asamblenë Komunale të Prizrenit, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 10 në listën zgjedhore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elshani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka ndarë përvojën e tij katërvjeçare në shërbim të qytetarëve dhe angazhimin e tij për të vazhduar punën në nivelin lokal.

PDK, që nga viti 2021 udhëheq me komunën e Prizrenit, dhe ekipi i kryetarit Totaj është vlerësuar për projektet dhe angazhimin në realizimin e prioriteteve për qytetin. Në këtë frymë, Elshani thekson se synon të japë një kontribut edhe më të drejtpërdrejtë si anëtar i asamblesë komunale.

Njoftimi i plotë i Elshanit:

“Të dashur miq, bashkëqytetarë, kolegë e bashkëluftëtarë,

Katër vitet e fundit kanë qenë një rrugëtim pune dhe përkushtimi të pandalshëm për qytetin tonë. Kam pasur privilegjin të kontribuoj drejtpërdrejt në realizimin e shumë projekteve që sot i shohim të prekshme në çdo cep të komunës. Ishte nder i veçantë të shërbej pranë Kryetarit Shaqir Totaj në rolin e Shefit të Kabinetit, një përvojë që më dha njohuri të thella mbi funksionimin e pushtetit lokal dhe mbi nevojat reale të qytetarëve tanë.

Më 12 tetor do të jem pjesë e garës për Asamblenë Komunale të Prizrenit, si kandidat me numrin 10 në listë, me vizionin për të vazhduar punën e nisur dhe për të sjellë një zë të fuqishëm në mbrojtje të interesit publik.

Me respekt,

Nehat Elshani”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në…