Nehat Geci: Fatosi personalisht më tregoi se Ilir Kërçeli ia ka shkruar fjalimin
Nehat Geci, vëllai i Halilit, Fadilit e Gani Gecit, ka thënë se Ilir Kërçeli e ka shkruar fjalimin e Fatos Gecit ku uron burgim të përhershëm të Hashim Thaçit. Këtë informacion Geci thotë se e ka marrë personalisht nga Fatos Geci.
“Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin. Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare. Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto. Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, ka shkruar Geci.
Më parë, Fatos Geci shkroi se fjalimin e ka shkruar vetë, duke i quajtur spekulime pretendimet, përfshirë edhe deklaratën e xhaxhait të tij Gani Gecit.



