
Nehat Mustafa, bartës i listës së Nismës në Ferizaj
Nehat Mustafa i është bashkuar Nismës Socialdemokrate. Ai do të jetë kryetar i degës së Nismës në Ferizaj dhe në zgjedhjet lokale do të jetë bartës i listës zgjedhore të Nismës në këtë komunë.
“Siç edhe keni dëgjuar shumica prej, tanimë unë kam vendosur që rrugëtimin tim politik ta vazhdoj në Partinë NISMA Socialdemokrate të udhëhequr nga z. Fatmir Limaj, njëri nga figurat qendrore të luftës çlirimtare”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
Ai ka treguar se me Limaj për herë të parë u takuan në Kleçkën (qershor 1998) e heroizmit dhe lavdisë së UÇK-së, për të vazhduar së bashku aktivitetet politike brenda të njëjtit subjekt politik për më shumë se një dekadë.
“Tanimë po ribashkohemi përsëri me qëllimin më të mirë që projektin e tij politik ta avancojmë për aq sa mundemi. Situata nëpër të cilën po kalon Kosova është dëshmia më e mirë se sa e nevojshme për vendin tonë është përvoja politike e z. Limaj. Unë, në këtë periudhë do udhëheq degën e NISMA në Ferizaj, do të jem anëtar i Kryesisë së NISMA si dhe do jem bartës i listës për Zgjedhjet Komunale 2025. Falënderoj secilin prej jush për urimet dhe përkrahjen që më keni shprehur gjatë kësaj periudhe. Shpresoj që me përkrahjen e juaj do të arrijmë sukseset e dëshirueshme!”, ka thënë Mustafa.