Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

08 korrik 2025 | 12:38

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas, Muhittin Boçek, i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës.

Ministria njoftoi të hënën vonë në mbrëmje nëpërmjet X se Boçek u pezullua për shkak të arrestimit të tij si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për korrupsion. Boçek dhe dy kryetarë të tjerë bashkie nga CHP u arrestuan të shtunën.

Partia Republikane e cila është nën presion në rritje nga gjyqtarët, tani ka 15 nga kryetarët e saj të bashkive në paraburgim, përfshirë kryetarin popullor të Stambollit dhe ish-kandidatin presidencial Ekrem Imamoglu , i cili gjithashtu është pezulluar nga detyra.

Opozita theksoi se arrestimet janë të motivuara politikisht.  Partia opozitare doli si partia më e fortë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, gjë që u pa si një qortim ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan .

Gjyqësori i Turqisë është kritikuar prej kohësh për paragjykime dhe për përdorim për të synuar politikanët e opozitës. Qeveria e mohon këtë dhe këmbëngul që gjyqësori vepron në mënyrë të pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reparti i diagnostikës në Klinikën e Syve, në Qendrën Klinike…