Nën patronatin e qeverisë nesër mbahet ceremonia e varrimit të Bujar Bukoshit

11 qershor 2025 | 16:17

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur të mërkurën një mbledhje elektronike.

Një nga vendimet e marra është edhe për themelimin e Këshillit Organizativ për varrimin e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ai do të varroset nesër (e enjte) në Velani të Prishtinës

Në kuadër të këtij vendimi, familjes Bukoshi i janë ndarë 10 mijë euro.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën patronatin e kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në kompleksin e dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, familjes Bukoshi i ndahen 10,000 euro”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj,…