Nën udhëheqjen e Ruzhdi Shehut, hapet stacioni i Kërkim-Shpëtimit Malor në Junik

13 shtator 2025 | 18:55

Kryetari i Komunës së Junikut ka njoftuar për hapjen zyrtare të stacionit të ri të Kërkim–Shpëtimit Malor, një shërbim profesional i trajnuar në nivel ndërkombëtar. Ky stacion do të jetë në shërbim të qytetarëve, si dhe turistëve vendorë e të huaj që vizitojnë bjeshkët dhe malet e Junikut, duke ofruar ndihmë të shpejtë në rast nevoje.

“Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në zonat malore dhe një mbështetje e madhe për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në komunën tonë. Falënderojmë Nature Kosovo dhe Shërbimin e Kërkim–Shpëtimit Malor të Kosovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre,” tha kryetari në statusin e tij zyrtarë në Facebook.

Hapja e këtij stacioni shihet si një garanci më shumë për vizitorët e bjeshkëve të Junikut, duke e bërë komunën edhe më tërheqëse për aventurierët dhe dashamirësit e natyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i vogël që po bën bujë në muzikën shqiptare,…