Nëna e Cavanit: Djalit tim i pëlqen Spanja

09 prill 21:13

Berta Gomez, mamaja e Edinson Kavanit, ka komentuar në lidhje me të ardhmen e djalit të saj, duke theksuar se ai dëshiron të qëndrojë akoma në Europë dhe veçanërisht në Spanjë.

Mediat ndërkombëtare kanë folur shumë për një kalim të mundshëm të 33 vjeçarit në Argjentinë apo në Uruguaj, por nëna e tij deklaron se nuk ka ardhur akoma koha të largohet nga Europa.

“Ai nuk dëshiron ta tregojë akoma cila skuadër i pëlqen më shumë. Fatmirësisht, ka shumë skuadra të interesuara për të. Nuk e di se ku do të shkojë, sepse ka akoma dhe 3 muaj kontratë me PSG-në. Ajo që mund të them është se akoma nuk do të rikthehet në Uruguaj. Në mendjen e tij është ideja e qëndrimit në Evropë, ku më së shumti pëlqen Spanjën,” u shpreh Gomez për “Ovacion Digital”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është në epërsi të konsiderueshme para…