Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen

03 gusht 2025 | 15:45

Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen.

Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë të veçantë për të, urimet ndaj nënës Hyrë nuk i kursyen bashkëpartiakët e tij.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar nënën Hyrë në ditëlindjen e saj, duke thënë se ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri.

“Nëna e liderit tonë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Nëna Hyrë e ka sot ditëlindjen. Ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri.  Qofsh shekullore Nëna Hyrë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se OpenAI po përgatitet të lançojë ChatGPT-5 në fillim…