Nëna e Lamine Yamal po përfiton nga fama e djalit, ofron darkë me fansat kundrejt pagesës prej 350 eurosh

05 tetor 2025 | 08:20

Duket se nëna e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, po përfiton nga fama e birit të saj, duke u ofruar fansave mundësinë të paguajnë për të darkuar me të në një event ekskluziv në Londër, shkruan DailyMail.

Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, është shndërruar në një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

Sipas raportimeve, nëna e tij, Sheila Eban, ka vendosur të përfitojë nga popullariteti i djalit. Platforma për organizimin e eventeve Eventbrite ka publikuar njoftimin për një mbrëmje gala festive, ku ajo do të jetë e ftuara speciale.

“Përgatituni për t’u takuar me Sheila Eban, nënën e Lamine Yamal – njërit prej futbollistëve më të mirë në botë – në festën ekskluzive të Krishtlindjeve të organizuar nga JEN C Events”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes.

Eventi do të mbahet më 7 nëntor në Londër dhe do të jetë i hapur vetëm për personat mbi 18 vjeç. Çmimi i biletës është rreth 150 euro, që përfshin një pije mirëseardhjeje dhe një vakt me tre pjata.

Një version tjetër i biletës, që përfshin edhe një shishe vere, kushton rreth 170 euro, ndërsa paketa VIP, e cila përfshin pije të pakufizuara dhe mundësinë për t’u fotografuar me të, arrin deri në 360 euro. Megjithatë, biletat VIP aktualisht janë të gjitha të shitura, raporton Telegrafi.

Sheila Eban është shfaqur rrallë publikisht, megjithëse në rrjetet sociale ka mbi 360 mijë ndjekës. Vetë futbollisti ka folur me dashuri për nënën e tij, duke theksuar përkushtimin dhe sakrificat që ajo ka bërë për të.

“Për shkak të punës, nëna ime nuk mund të ishte shumë me mua, por gjithmonë më përgatiste darkën kur kthehej në shtëpi në mbrëmje”, ka treguar Yamal. “I bleva shtëpinë që ajo dëshironte, sepse ajo është mbretëresha ime, e meriton çdo gjë. Ky është qëllimi im më i madh në jetë”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, babai i tij, Mounir Nasraoui, është më i njohur për publikun dhe së fundmi shprehu pakënaqësinë e tij pas ceremonisë së Topit të Artë. Edhe pse Yamal fitoi çmimin për Lojtarin e Ri më të Mirë, Nasraoui e quajti “shumë të çuditshme” që ai nuk mori edhe çmimin kryesor.

“Nuk do ta quaja vjedhje, por një padrejtësi morale ndaj një njeriu,” tha ai për mediat. “Unë besoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë – larg të tjerëve. Jo pse është djali im, por sepse është më i miri. Këtë vit ndodhi diçka shumë e çuditshme. Vitin e ardhshëm, ai do të jetë fituesi spanjoll i Topit të Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk…