Nëna e Rita Orës mori vëmendjen në dasmën e Dafina Zeqirit
27 tetor 2024
| 17:07
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, mbrëmjen e djeshme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo u martua me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, në një ceremoni të mahnitshme në Prishtinë.
Të ftuar qenë shumë figura publike të fushave të ndryshme, e për të pati persona që erdhën enkas nga jashtë trojeve shqiptare.
Foto: Screenshot/Instagram
E ftuar speciale ishte edhe nëna e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, psikiatrja Vera Ora.
E njëjta ndau disa pamje nga ceremonia e po ashtu mori gjithë vëmendjen me dukjen.
Foto: Screenshot/Instagram
Vera kishte bërë një përzgjedhje të veçantë, një fustane nusëria shumëngjyrësh të gjatë.
Në dasmë atmosfera ishte e mrekullueshme, me katër fustane nusërie që ndërroi Dafina e me këngëtarë të shumtë që performuan.
Foto: Screenshot/Instagram