“Nëna është shtylla e shtëpisë”, Endrit Thaçi rrëfen për herë të parë marrëdhënien me nënën

13 tetor 2025 | 20:45

Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka folur për herë të parë mbi raportin që ka me nënën e tij, Lumnije Thaçin.

Ai i është referuar asaj si “shtylla e shtëpisë, teksa thotë që e ka edhe si shoqe dhe se komunikon me të për çdo gjë.

“Nana është shumë e fortë, përçon shumë energji shumë të mirë, është nënë shumë e kujdeshme. Ajo të them të drejtën më ka rrit, sepse babi ka qenë…pothuajse se s’ka qenë. Po ka pasur angazhimet e tij politike dhe nana ka qenë shtylla e shtëpisë. Edhe është. Nana është kulmi i shtëpisë dhe unë e kam shumë për zemër, e kam edhe si shoqe, komunikojmë shumë tema, flasim për gjithçka po nëna është shumë e fortë”, ka rrëfyer Endriti në një intervistë me Grida Dumën.

Ai ka folur edhe për përjetimet e nënës së tij gjatë luftës.

“Nana vjen nga një familje që ka përjetuar shumë gjatë luftës, e ka humb edhe vëllain edhe djalin e vëllait, kështu që është e fortë që nga lufta, sepse ka përjetuar shumë kështu që e kupton që kjo është sakrificë që duhet me kalue dhe që do ta fiojmë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëorganizatorin Shkëlqim…