Nëna po i pastrohej, vajza del në parvaz. Shikojeni videon

11 dhjetor 2020 | 08:35

Fëmijët duan kujdes edhe kur flenë, edhe kur zgjohen e nuk jeni pranë tyre. Ky është momenti i frikshëm kur një fëmijë rrezikon jetën, ndërkohë që ecte në parvazin e katit të pestë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në Tenerife të Spanjës.

Vajza del nga dritarja dhe ecën përgjatë parvazit. Ajo arrin qoshen e ballkonit dhe ulet aty por, në vend se të hidhet në ballkon, kthehet mbrapsht. Para se të ngjitet sërish në dritare asaj i rrëshqet këmba dhe për pak rrezikon të bjerë poshtë.

Sipas mediave, familja e fëmijës kishte ardhur për pushime nga Finlanda. Ndërkohë mësohet se mamaja e saj në momentin e ngjarjes ka qenë duke bërë dush. Fqinjët u shprehën të befasuar që nuk ndodhi ndonjë gjë tjetër më e rëndë, ndërsa një tjetër tha se vajza ishte me fat për shkak se nuk frynte erë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende…