Nëna Ramize e Ismet Sylejmanit!

24 nëntor 2021 | 22:39

Nga: Metush Zenuni- Dura

E ulur në ballë të oxhakut, nëna Ramize, kjo bijë e madhe e Karadakut nga fisi i Hoxhajve të  Ramiz Cërnicës, pas vdekjes së burrit të saj Sabitit, për vite kishte pritur e përcjellur miq e dashamirë nga konaku i sajë.

Vikendeve, ajo rregullonte fronin e saj me kujdes, sepse asaj do ti vinte biri i saj i madh, kreshniku i Karadakut, udhëheqësi e ilegali i LPRK-së e Komandanti e Shefi për informim UÇK-së, të cilin për shumë vite e kishte pasur mall ta shihte, se i kishte munguar ne aktivitete kombetare e ne lufte çlirimtare te armatosur në UÇK.

Bash si Mbretëresha në fron, ajo ulej gjithmoë në vendin e sajë të preferuar në mes të oxhakut dhe Flamurit Kuq e Zi, të cilin e kshte mbajtur në arkë edhe në kohët më të vështira, amanet për brezat  nga  , tribuni i popullit Ramiz Cërnica.

I shkonte shumë muhabeti me djalin e saj Ismetin, me të cilin flisnin edhe pėr punët e hallet e shtëpisë, por më shumë kënaqej kur flisnin për vitet e stuhishme të robërisë, për jetën e  ilegaleve, për luftën, për shokët e rënë, për heronjët e për luftëtarėt e lirisë.

Kur fliste Ismeti, ajo e shikonte në dritė tė syrit, sikur gjithë ato kohëra dhe vetë Liria, buronin nga sytë e tij.

Nëna Ramize fliste me ëndje edhe për kohën kur i vinin ilegalët, shokët e Ismetit.

Ne shtepine e nënë Ramizes kishin qendruar ilegal Ismet Abdullahu dhe Ramadan Avdiu.

Ne kete shtepi baze te tyre e kane pasur edhe Heroi i Kosoves Xhevat Qerimi, Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Irfan Musmurati, Izmi Zekaj e shume te tjere.

Edhe pas përfundimit të luftës, nënën Ramize e vizitonin shumë djem të mirë të atdheut.

Aty ballë oxhakut, vinin Ali Ahmeti nga Kërçova, Jonuz Musliu, nga Presheva, Ndue Dodaj nga Mirdita, Gjirokastriti Ilir Hoxha, biri i udhëheqëdit të madh të kombit shqiptar Enver Hoxha, Atdhetari Xhevat Zekaj nga Dukagjini, Osman Zhitia, bir i heroit Sylë Durmishi dhe babë i heroit Afrim Zhitia, e shumë atdhetar e veprimtar të Lëvizjes atdhetare për çlirimin e bashkim kombëtar.

Në vitet e fundit të jetës së saj, vuajtjet dhe puna e madhe për ti rritur fëmijët e saj, i kishin rënduar shëndetin, por nënëlokja Ramize nuk e lëshonte fronin e sajë në ballë të oxhakut.

Asaj i vlonte zemra nga gëzimi kur shikonte tek rriteshin nipat e mbesat, tek martoheshin, rinoheshin e trashëgoheshin, duke i zgjatur jetën konakut fisnik të Sylejman Cërnicës, luftëtar i Karadakut.

Jeta, nënës Ramize i solli  kėnaqësi, kur shihte se djemt e sajë po gjallonin e përparonin me punë e djersë, duke i siguruar edhe asaj njė pleqëri të dinjitetshme, e të rahatshme.

Vdiç, në nëntorin e Lavdisë shqiptare, e rrethuar nga djemt e vajzat, nuset, nipat e mbesat, e mbi të gjitha nga stërnipërit Akili e Marini, të cilët mes krahëve të Ismetit, i vështronte me dashuri tek luante në dhomën e madhe të Sylejmanëve, dhe seç i ngjanin aq shumë në plakun e saj, në Sabitin e saj, tek i cili po kthehej duke e përmbyllur me krenari, misionin e saj, si vajzë, si nuse, si nënė dhe sy gjyshe e Karadakut namëmadh!

24.11.2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchster City e ka shënuar edhe golin e dytë në…