
Nenad Rashiq: Nëse propozohet Limaj për kryeparlamentar, do ta votojë
21 korrik 2025
| 11:55
Deputeti serb, Nenad Rashiq tha se do ta votonte kryetarin e Nismës Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit. Ai tha pas dështimit të 50-të të konstituimit të Kuvendit se mjafton që propozimi i emrit të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje. “Nëse propozohet nga ana e partisë fituese, në këtë rast Vetëvendosja – po”, tha Rashiq.