Nënë e bir po mbyteshin në Spille, roja i nxjerr në breg por vetë përfundon në spital

19 gusht 2021 | 20:49

Nënë e bir, që po mbyteshin në det në Spille, u shpëtuan këtë të enjte nga një vrojtues plazhi.

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” tregoi sesi Idajet Roçi u hodh në ujë pa u menduar dy herë për të shpëtuar nënën dhe djalin e saj që rrezikonin vdekjen për shkak të ujit të trazuar.

Gjatë aktit heroik, ai ka pirë ujë dhe për pasojë, tani ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë! Vrojtuesi i plazhit Idajet Roçi, ka bërë një shpëtim heroik duke rrezikuar jetën e tij. Nënë e bir kanë qenë duke u mbytur në det kur janë pikasur nga Idajeti. Ai ka ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar, duke nxjerrë në breg më parë nënën dhe më pas të birin.

Deti ka qenë i trazuar sot në plazhin e Spillesë dhe në luftë me dallgët Idajeti ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Forca Idajet, të gjithë vrojtuesit sot krenohen me emrin tënd.”/VizionPlus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten (19…