“Nënë Tereza” mban meshën e parë të së dielës që pas mbylljes

31 maj 2020 | 11:56

Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot po mban për herë të parë meshën e së dielës  së rrëshajave që nga mbyllja e saj për shkak të masave për mospërhapje të pandemisë Covid-19

Besimtarët katolikë në këtë meshë po respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën fizike.

Gjithashtu, në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues nëpërmjet të cilit kalojnë besimtarët.

Bankat e katedrales janë të shënuara e me shenja se ku mund të ulen deri në katër persona për ta respektuar distancën e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe udhëzimeve të Dioqezës së Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga…