Nënën e kam pasur myslimane, gjyshin hoxhë

26 qershor 2022 | 08:24

Avokati Arianit Koci, i cili dje deklaroi se po kërcënohet nga “talibanët e internetit” pas një shkrimi të publikuar në Facebook për rritjen e numrit të grave me shami, tha se aq sa është katolik, është edhe musliman.

Koci në Facebook shkroi se dikush po e quan katolik, dikush i pa fe.

Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që unë e kam pasë nënën muslimane e gjyshin hoxhë”.

“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman. Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë. Unë jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabetë që e predikojnë gabimisht fene islame, dhe disa përkrahës të tyre primitivë. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-zyrtar i lartë i CIA deklaroi se në Rusi…