Nënkryetari Gjilanit konfirmon rënien e rasteve me Covid-19

30 shtator 2020 | 13:27

Është mbajtur të mërkurën mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Numri dy i Gjilanit, i cili tash e gjashtë muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar për rënien e rasteve aktive me Covid-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësish dhe 44 të vdekur.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)…