Nënkryetari i Gjakovës sulmohet para objektit të Komunës, bëhet për spital

08 tetor 2025 | 19:09

Një incident fizik është raportuar pasditen e sotme në afërsi të objektit komunal në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, është sulmuar nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë është raportuar për një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Zyrtari në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore,” ka deklaruar Elezaj.

Nga hetimet fillestare është bërë e ditur se rasti nuk ka prapavijë politike, por dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet palëve.

Aktualisht, i dyshuari është në kërkim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës,…