
Nënkryetari i LDK-së, Vjosa Osmanit: Udha e mbarë të qoftë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, po thotë se partisë mund t’i bëjë hair largimi i Vjosa Osmanit.
Kryetari i Istogut thotë se kjo është zgjedhje e vetë Osmanit, por nëse do të shkojë, “udha e mbarë i qoftë”.
Këto deklarata të Rugovës vijnë pasi Osmani gjatë ditës së sotme tha se me LDK-në ka përfunduar gjithçka, dhe la të hapur mundësinë e bashkëpunimin e kryetarin e VV-së, Albin
Rugova ka deklaruar se Osmani ka rënë ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, prandaj edhe është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse që mbante në parti.
“Ajo është larguar nga postet udhëheqëse në parti, pasi ka ra ndesh me vendimet e organeve të LDK-së, qoftë me Këshillin apo Kryesinë e partisë. Bazuar në statutin e partisë, kjo është arsyeja e largimit të saj nga pozitat që ka pasur.
Ne të gjithë i kemi mendimet tona, por kur merren vendime me shumicë votash duhet të respektohen, ajo nuk i ka respektuar”, ka deklaruar Rugova.