Nënkryetari i PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, viziton nëndegën në Zürich

19 gusht 2025 | 00:01

Nënkryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër, Adhurim Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në nëndegën e partisë në Zürich.

Gjatë vizitës, ai ishte i shoqëruar nga sekretari i degës, Shaip Kadriaj, i cili njëkohësisht mban edhe postin e kryetarit të nëndegës në Zürich. Ata u pritën nga nënkryetari i nëndegës, Sead Rama, dhe sekretari Bujar Beqiri.

Në takim u diskutua për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë më 12 tetor 2025, me theks të veçantë tek mobilizimi i mërgatës për të dhënë kontributin e saj përmes pjesëmarrjes në votime.

“Të bashkuar dhe të mobilizuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025!”, thuhet në njoftimin e nëndegës së PDK-së në Zürich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë të martën do ta rinisin…