Nënkryetari i Prishtinës: Mbi 34 mijë qytetarë të prekur me Covidi kanë aplikuar për subvencione

05 tetor 2021 | 11:48

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka bërë me dije se deri në fund të muajit shtator mbi 34 mijë persona të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna.

Nga këto aplikime, ai ka thënë se 28 mijë qytetarë kanë marrë mjetet.

“Deri tash numri total i aplikimeve për subvencione tek personat që kanë qenë me Covid-19 është mbi 34 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Përndryshe afër 28 mijë qytetarë janë të subvencionuar dhe vlera totale e tyre e kap vlerën gati prej 1.4 milion euro dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën po tentojmë se paku me i mbuluar disa prej shpenzimeve të cilave qytetarët u nënshtrohen gjatë fazës së karantinimit”, ka thënë ai për “EO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrim Halimi nga Çirezi, komuna Skenderaj, shpall të pavlefshme dëftesën…