
Nënkryetari Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm Kadriaj në fushatë mobilizuese në Zvicër: Bashkë jemi të pathyeshëm
Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të degës, Shaip Kadriaj, kanë përmbyllur javën me një takim të frytshëm me kryesinë e nëndegës së PDK-së në Zürich.
Ashtu si në çdo takim të mbajtur ditët e fundit, fokusi kryesor ishte procesi i regjistrimit dhe mobilizimit të anëtarëve e simpatizantëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 në Kosovë.
“Dje mbrëma, bashkë me Sekretarin z. Kadriaj, përmbyllëm fundjavën në nëndegën e Zürich-ut, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga kryesia. I falënderuam për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë deri më tani dhe për përkushtimin që po e vazhdojnë me energji e ide të reja. Një strukturë e gjallë, e organizuar dhe plot entuziazëm – për çdo lavdatë!”, u shpreh Krasniqi.
Në fjalën e tij, ai theksoi se vetëm përmes angazhimit të përbashkët do të arrihen fitoret e mëdha:
“Bashkë jemi të pathyeshëm, dhe vetëm të bashkuar do t’i arrijmë synimet që na presin.”