Nënkryetari Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Kadriaj vizitojnë nëndegën e PDK-së në Lozanë

01 shtator 2025 | 13:25

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të degës, Shaip Kadriaj, kanë vazhduar serinë e takimeve me nëndegët e partisë, duke zhvilluar sot një vizitë në nëndegën e PDK-së në Lozanë.

Delegacioni u prit nga nënkryetari i nëndegës, Behxhet Gashi, i cili njëherit është edhe kandidat për asamble komunale në Prizren, dhe përfaqësuesit tjerë të kryesisë. Gjatë takimit, u shpreh mirënjohja për punën dhe angazhimin e deritanishëm të strukturave të nëndegës, si dhe për përkushtimin që ato vazhdojnë të tregojnë në funksion të fuqizimit të organizimit partiak.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte procesi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 në Kosovë. Krasniqi dhe Kadriaj në emër të kryetarit Ragip Xhaka i uruan suksese Behxhet Gashit edhe angazhimin e tij si kandidatë për asamble komunale në Prizren, i cili garon nën siglën e PDK-së me numër 40.

Njoftimi i plotë i PDK-së, Zvicër:

Në Lozanë u takuam me Profesor z. Behxhet Gashin – kryetar i nëndegës dhe kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Në emër të kryetarit z. Xhaka dhe të kryesisë së degës, i shprehëm mbështetje të plotë kandidimit të tij, duke i uruar shumë suksese.

Profesor Behxhet Gashi, njeri i përkushtuar dhe i dëshmuar në shërbim të komunitetit, është zëri që meriton mbështetjen e mërgatës dhe qytetarëve të Prizrenit.

Për kryetar të Prizrenit, votoni z. Shaqir Totaj.

Për Asamble Komunale, votoni Prof. Behxhet Gashi, në listën e PDK-së me numrin 40.

Bashkë ta përkrahim, bashkë ta çojmë përpara Prizrenin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, marrin pjesë vetëm Basha,…