Nënkryetari Krasniqi dhe Sekretari Kadriaj takojnë drejtuesit e nëndegës së PDK-së në Oberargau

23 gusht 2025 | 21:58

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, dhe Sekretari i Degës, Shaip Kadriaj, kanë zhvilluar një takim pune me drejtuesit e nëndegës së PDK-së në Oberargau: kryetarin Alban Krasniqi, nënkryetarin Agon Qerimi dhe anëtarin e kryesisë, Ahmet Gjukaj.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e regjistrimeve në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, si dhe u vlerësua puna dhe angazhimi i vazhdueshëm i kësaj nëndege.

“Angazhimi dhe puna e secilit prej jush është forca jonë më e madhe. Vetëm të bashkuar mund të arrijmë rezultate të mëdha dhe të ndikojmë fuqishëm në të ardhmen e vendit tonë. Diaspora në Zvicër ka qenë gjithmonë shtylla kryesore e përkrahjes dhe mobilizimit – tani është koha që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm edhe në këto zgjedhje.”, ka shkruar Sekretari i Degës së PDK-së, në Zvicër, Shaip Kadriaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zgjedhur një…