Nënkryetari Pacolli: Katër lagje të Prishtinës më të prekura nga reshjet e dendura të shiut

18 korrik 2021 | 22:24

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar më së shumti katër lagje të kryeqytetit.

“Mati 1, Tophanja, Dodona dhe Qendra janë të prekura më shumë. Fashati Zllatar është shumë i dëmtuar ku edhe amvisëritë familjare janë dëmtuar. Në Qendër shtëpizat dhe dekorimet janë dëmtuar shumë”, ka deklaruar Pacolli për “RTV Dukagjinin”.

“Dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shpresojmë se pas intervenimeve që po bëjnë ekipet e komunës, ato familje të kthehen në shtëpi”.

Ai ka thënë se komuna do të sanojë në afat rekord këto dëmtime dhe sipas tij shtëpizat dhe dekorimet në Prishtinë do të kthehen gjatë ditës së nesërme.

Pacolli thotë se me përjashtim të vendit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rrugët tjerët kanë qenë të kalueshme dhe nuk ka pasur bllokim veturash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është në mesin e dhjetë vendeve që Gjermania më…