Nënkryetarja Rrezarta Krasniqi takon strukturat e LDK-së në Vushtrri: Nuk i nënshtrohemi pazareve politike

02 nëntor 2025 | 20:21

Rrezarta Krasniqi në cilësinë e anëtares së kryesisë qendrore të LDK-së dhe nënkryetares së degës në Vushtrri, bashkë me ish kryetarin e degës Hysni Gërguri, ka takuar strukturat e kësaj partie për të diskutuar situatën e krijuar pas veprimeve të fundit politike, raporton Veriuinfo.

Ajo deklaroi se u morën këto qëndrime në këtë takim: Çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri.

LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike, as marrëveshjeve të bëra në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona.

Postimi i plotë:

Sot, në cilësinë e Anëtares së Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Nënkryetares së Degës në Vushtrri bashkë me ish kryetarin e Degës dr. Hysni Gërguri, zhvilluam një takim përmbajtësor me strukturat e LDK-së në Vushtrri, për të diskutuar situatën e krijuar pas veprimeve të fundit politike në komunën tonë.

Në takim u shpreh qëndrim i qartë dhe i bashkuar se:

Çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri.

LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike, as marrëveshjeve të bëra në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona.

LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas koalicionit të PDK-së me LDK-në në Mitrovicë, ka reaguar…