Nënsekretari i NATO-s vjen sot në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

07 korrik 2022 | 08:06

Një delegacion i lartë i Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do ta vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, do t’i drejtojë takimet në terren, njofton NATO. Gjithashtu, Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, edhe me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneralbrigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare në…