Nënshkruhen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva, ka bërë me dije se sot në Tiranë u nënshkruan dy marrëveshje në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Republikës së Shqipërisë.
“Me perkrahjen e MEA-së gjatë një takimi te punës në mes të drejtorit ekzekutiv te AKK-së z. Avni Ahmeti dhe drejtorit të ASIG-ut z. Lorenc Çala të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre profesionalë pos që kanë prezantuar aktivitetet, projektet e sfidat e institucioneve të tyre, kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje, respektivisht një marrëveshje bashkëpunimi dhe një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave nga rrjetet permanente gjeodezike KOPOS dhe ALBCORS, respektivishr shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Kosovës (KOPOS) nga Republika e Shqipërisë dhe shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Shqipërisë (ALBCORS), nga Republika e Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva.




