Nënshkruhen tri marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Kolumbisë, hiqen vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

28 mars 2026 | 11:35

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me homologen e tij nga Republika e Kolumbisë, Paula Andrea Cerón Arboleda, gjatë të cilit u riafirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Me këtë rast, palët nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme:
• Marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare;
• Marrëveshjen për konsultime politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme;
• Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive diplomatike.

Këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta, me ç’rast palës kolumbiane iu dorëzua drafti fillestar për këtë çështje, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe afrimit të mëtejmë ndërmjet dy shteteve.

Palët u pajtuan që në një afat të afërt të mbahet raundi i parë i konsultimeve politike në Prishtinë, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, me synim konkretizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në Kolumbi, zëvendësministri Ahmeti u takua gjithashtu me zëvendësministrin e Mbrojtjes Nacionale, Javier Baquero, me të cilin diskutoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në kuadër të një dreke pune, ai zhvilloi takime edhe me përfaqësues të ministrive të kulturës, arsimit, sportit dhe bujqësisë, ku u trajtuan zhvillimet e fundit në këto sektorë dhe u identifikuan mundësi konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm.

Takimet në Kolumbi përmbyllim vizitën e zëvendësministrit Ahmeti në këtë rajon, gjatë së cilës u zhvilluan takime të rëndësishme dhe u nënshkruan gjithsej gjashtë marrëveshje të ndryshme, duke kontribuar në forcimin e pranisë dhe partneriteteve të Republikës së Kosovës në Amerikën Latine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gani Syla A po vepron vërtet Lidhja Demokratike e…