NËNSHKRUHET KONTRATA PËR PËRFUNDIMIN E RRUGËS PRISHTINË-PEJË

23 tetor 2025 | 10:41

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë me kompanitë e kontraktuara, për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Kontrata është dhënë për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc-Zahaq, për lotin 1 dhe 2. Vlera e parashikuar e kontratës arrin shifrën prej 45 milionë e 690 mijë eurove.

Grupi i operatorëve ekonomikë që kanë fituar tenderin e thirrur nga Ministria janë Benita Company, Asfalt Group, Arfa Group, Fortesa SHPK dhe Saba Belca.

Sipas kontratës publike të OSHP-së kompanitë i kanë të caktuara shifrat e investimeve dhe detyrat e ndara për realizimin e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Global Cooperation” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…