Nënshkruhet kontrata për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt
17 mars 2026
| 11:02
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot nënshkroi kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
Ministri Vitia theksoi se pas tejkalimit të shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara dhe të reja, me kontratën e re projekti do të finalizohet brenda 30 muajsh.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro”, tha ministri Vitia.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, uroi qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur.



