Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU Hidromorava

01 qershor 2023 | 14:06

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shefi i zyrës të BERZh-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe sekretari gjeneral i Hidromoravës, Agim Smillaku, kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU Hidromorava.

Më saktësisht, granti përfshin 1 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi.

Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasi përforcon kapacitetet e KRU Hidromorava dhe përmirëson kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e…