Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për projektin “Connecting Kosovo Businesses with Diaspora”
03 mars 2026
| 11:21
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit me Caritas Switzerland in Kosovo, në kuadër të projektit “Connecting Kosovo Businesses with Diaspora”.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna dhe Astrid Wein, drejtoreshë e Caritas-it Zviceran në Kosovë.
Ky partneritet synon forcimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve kosovare dhe diasporës, duke krijuar ura bashkëpunimi, mundësi investimi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin.
OEK-u ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.



