Nënshkruhet marrëveshja me kompanitë rajonale të ujësjellësve për pagesën e borxhit prej 1.5 milionë euro

19 shtator 2018 | 16:09

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur të mërkurën në takim kryeshefat ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve, “Prishtina”, “Ibër Lepenci”, “Bifurkacioni”, “Hidromorava”, “Gjakova”, “Hidroregjioni Jugor”, dhe “Hidrodrini”, me të cilët ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për pagesën e taksës ujore.

Sipas këtyre marrëveshjeve, Kompanitë rajonale të Ujësjellësit (KRU) në aftat prej pesë vitesh do të paguajnë borxhin e vjetër 10 vjet që kanë ndaj MMPH-së prej 1.585.654.370 euro duke filluar nga ky muaj me 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve ministri Matoshi ka thënë se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është programimi dhe shlyerja e borxhit të akumuluar prej vitit 2007-2017 nga këto kompani.

Matoshi ka bërë me dije se Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) nuk mund të pajisen me leje ujore nga MMPH-ja në rast të mospagesës prej 20 për qind të borxhit në muajin shtator.

Nga ana tjetër kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i pagesës së taksës, derisa ka shtuar se mospagimi i borxhit nuk do të përsëritet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi morri…