Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Financave i Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Murati ka theksuar që marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.
“Ndërkaq, ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.
Njoftimi i plotë:
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës
Në margjinat e takimevepPranverore në Uashington DC, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministri e ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, z. Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.
Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet. Ndërkaq, ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.
Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Gjatë kësaj jave, ministri Murati po qëndron në Uashington DC, ku po merr pjesë në takimet pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.



