Nënshkruhet marrëveshja për financimin e infrastrukturës hekurudhore

11 dhjetor 2023 | 15:43

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është firmosur marrëveshja kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.

“Bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeshefin ekzekutiv të ‘Infrakos’-it, Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë (5) vitet e ardhshme”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Është bërë me dije se marrëveshja në fjalë parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në infrastrukturën hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të datës 7 nëntor 2023 ka…