Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e tarifave të telefonisë mobile mes Kosovës dhe Shqipërisë

26 nëntor 2018 | 12:27

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me ministrin Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për heqje të tarifave të telefonisë mobile në mes të dy vendeve tona.

“Nga 1 qershor 2019, qytetarët do të flasin dhe do të përdorin internetin sikurse brenda vendit”, ka thënë ministri Lluka.

“Një ndër elementet kryesore të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shkëmbimit të shërbimeve dhe mallrave janë edhe komunikimet elektronike e në veçanti shërbimet mobile në mes të vendeve kudo që ato ndodhen.

Marrë parasysh interesin e përbashkët në promovimin e lidhjeve të ngushta në fushën e komunikimeve elektronike, veçanërisht potencialit për tregti intensive ndërmjet dy vendeve, si dhe duke synuar rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës si: ekonomike, kulturore, turizmit, etj., duke marrë për bazë para së gjithash interesat e shfrytëzuesve por edhe bizneseve – ne, dy qeveritë tona kemi harmonizuar Marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve mobile / të lëvizshme”, ka thënë ministri Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës…