Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave personale

16 korrik 2025 | 12:43

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen për bashkëpunim ndërinstitucional për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e komunikimit publik.

Në njoftimin e AIP-it është thënë se në kuadër të marrëveshjes, institucionet do të angazhohen për parandalimin e publikimeve të paautorizuara të të dhënave personale në media dhe publik, ndërmarrjen e veprimeve për forcimin e rregullatives së akteve nënligjore të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale për zyrtarët e institucioneve dhe medieve.

“Marrëveshja ka për qëllim të adresojë shqetësimet për shpërndarjen apo publikimin e të dhënave personale në media dhe palë të treta, përveç në rastet kur një veprim i tillë është i bazuar në dispozitë të qartë ligjore apo autorizim të posaçëm nga organi kompetent gjyqësor”, ka njoftuar AIP-i.

Në zbatimin e detyrimeve ligjore, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes, institucionet do të themelojnë Grupin Koordinues të përbashkët, i cili do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të ndërmarrë veprime për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

May be an image of 5 people, dais and textMay be an image of 5 people and text that says 'Republika e Kosovës Repu a Kosova-Republic of Kr AGJENG ER INFO DHE PR AGENC A INFOF E PRIVA AN TAC ESI ST'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A. Como raportohet…