Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikantë me pagesë në Komunën e Rahovecit

15 prill 2026 | 11:11

Komuna e Rahovecit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të angazhohen tre praktikantë me pagesë në administratën komunale.

Përmes këtij bashkëpunimi, studentëve u ofrohet mundësia që të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, duke u përgatitur më mirë për tregun e punës.

“Ky hap dëshmon përkushtimin e institucioneve për të mbështetur zhvillimin profesional të gjeneratave të reja”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një postim në…