Nënshkruhet marrëveshje për zgjidhjen e problemit me ujë të pijes në gjashtë lokalitete të Kamenicës

11 dhjetor 2024 | 12:13

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin e KRU Hidromorava, Ymer Salihu.

Kjo marrëveshje përfshinë menaxhimin e rrjeteve të ujësjellësit në gjashtë lokalitete si Roganë, Hodonoc, Muçiverc, Shipashnicë, Novosellë dhe Dajkoc, lokalitete këto me 1710 familje.

Kryetari Rahimaj theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po rritet kapaciteti i ujit në 100 për qind në krahasim me periudhën sa ka qenë.

“Deri më tani është bërë një punë maratonë me një përkrahje tejet të madhe duke i bashkuar forcat me KRU Hidromorava dhe me mbështetjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministrit Getoar Mjeku, për të finalizuar një nga projektet më jetike për qytetarët tanë në këto fshatra”, ka thënë Rahimaj.

I pari i komunës theksoi se fillimi i kësaj marrëveshje do të jetë testimi dhe pranimi teknik, e më pas në një kohë të shkurtër të gjitha këto familje do të kenë ujë në shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër kryeshefi i KRU Hidromorava, Ymer Salihu, falënderoi kryetarin Rahimaj për bashkëpunimin, dhe tha se në këtë fushë kanë punuar ekspertë të shumtë. “Ne së bashku me ju do të formojmë një komision dhe do t’i gjejmë defektet se ku janë, dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër do të keni ujë të bollshëm”, është shprehur Salihu.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori i DSHPAIE, Zotrim Kastrati, zyrtarja e lartë e financave në KRU Hidromorava, Merita Xhelili dhe përfaqësuesit e fshatrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa NATO-ja mendon shumë për Ukrainën, ajo është duke u…