
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Mitrovicës dhe “Qatar Charity”
04 gusht 2025
| 18:10
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, sot kanë pritur në takim përfaqësues nga organizata “Qatar Charity”, në krye me drejtorin e kësaj organizate, Esam Dabab.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.
Përmes këtij memorandumi do të mundësohet mbështetja me serra në dy faza tjera, në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me serra bujqësore”.